: Ai që të bërtet shumë, të del i mirë në fund.

 

2: Ai që martohet herët dhe ai që ngrihet herët janë të fituar.

 

3: Ai që është shok me të gjithë, nuk është shok me asnjë.

 

4: Ai që di të bëjë lajka, di edhe të shpifë.

 

5: Asnjeri nuk njihet profet në vënd të vet.

 

6: Aty ku nuk merr bija, e merr vija.

 

7: Babai punëtor rrit fëmijë dëmbelë, mësuesi llafazan nxjerr nxënës memecë.

 

8: Borxhliu i keq të kërkon paratë ditën e Bajramit.

 

9: Budallai kokën si njeri e ka, por kur flet, e merr vesht se ç'mall është.

 

10: Budallai gjen fjalën, por nuk di se kur e ka gjetur,        ndërsa i zghuari fjalën e budallait e fut në xhep.

 

11: Budallai ka fat vetëm në përralla.

 

12: Burri është çadra e gruas.

 

13: Ç'do hap drejtë kulturës , është hap drejtë lirisë.

 

14: Ç'do arragant është një diktator i ardhshëm.

 

15: Dashuria për rininë, si qumësht për fëminë.

 

16: Dashuria e tepërt del hidhërim.

 

17: Dielli është jorgani i të varfërit.

 

18: Di të vjedhë , ai që di të fshehë.

 

19: Nuk të bën duhani burrë.

 

20: Dy herë njeriu është fëmijë:        herën e parë kur lind dhe herën e dyte kur plaket.  

 

  21: Dy të rrahura të bëjnë dëm, por jo dy të ngrëna.  

 

22: E keqa bëhet shpejtë, e mira vjen ngadalë.  

 

23: E shara është arma e të dobëtit.

 

  24: Fatkeqësia më e madhe është humbja e shpresës.  

 

25: Faji është jetim. 

 

  26: Fati ndihmon të guximshmit.   

 

27: Fëmijë shumë - grushta shumë.  

 

28:  Fëmija punëtor mallin e vë vetë, fëmija dëmbel humb edhe mallin e babës.

 

  29:  Fjala e djalit - pushka ballit.  

 

30:  Fjalën, sa e ke në gojë, e ke robin tënd, kur të del nga goja, bëhesh rob i saj.    

Heute waren schon 2 visitatori (4 hits) hier!
Diese Webseite wurde kostenlos mit Homepage-Baukasten.de erstellt. Willst du auch eine eigene Webseite?
Gratis anmelden